Top Channel/ Vr*sja e 13-vjeçares shqiptare/ Zbardhet krimi që bëri bujë në Itali
05/02/2025 22:30

Është zbardhur pas disa muajsh një nga krimet që tronditi Italinë dhe mori vëmendjen e medias për disa javë. Autopsia zbulon të vërtetën e trishtë të vdekjes së 13-vjeçares shqiptare, Aurora Tila, më 25 tetor 2024, pasi fillimisht u tha se ra nga tarraca e një pallati në Itali. Mjekët e Institutit të Mjekësisë Ligjore të Universitetit në Pavia kanë zbuluar se e mitura nuk është vetëhedhur, por është shtyrë nga dikush, duke rënë mbrapsht, e për pasojë, duke dëmtuar pjesën e pasme të kokës. Ky skenar i paraqitur nga mjekët përputhet me atë të përshkruar në urdhrin e paraburgimit të Gjykatës për të Mitur të Bolonjës kundër ish-të dashurit 15-vjeçar të shqiptares, i cili është i arrestuar nën akuzën e vrasjes me dashje. Sipas autopsisë, 13-vjeçarja shqiptare kishte fraktura të shumta, të gjitha të lidhura me rënien nga lartësia, por ato fatale ishin dëmtimet në kokë, të cilat i kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Një tjetër pikë kyçe e ekzaminimit është përqendruar në dëmtimet e konstatuara në duart e vajzës, veçanërisht në kyçet e gishtave. Karabinierët e njësisë hetimore të Piacenzës, të cilëve u janë besuar hetimet, kanë mbledhur dëshmitë e tre personave që pretendojnë se kanë parë ose dëgjuar atë që ndodhi mes Aurorës dhe ish-të dashurit të saj në tarracë. Dy prej tyre pretendojnë se kanë qenë dëshmitarë të skenës, edhe pse nga një distancë e caktuar. Një i tretë thotë se ka dëgjuar britmat e dëshpëruara të vajzës. Sipas rrëfimeve të tyre, Aurora është parë e varur pas parmakut, ndërsa djali godiste me grushte mbi duart e saj për ta bërë të bjerë.

Top Channel / Panik në qiejt e Europës për bomba, shumë fluturime u anuluan
05/11 19:43
Top Channel / Protesta e dhunshme në Francë, mbyllet kulla Eiffel
05/11 19:42
Top Channel / Irani kërcënon Europën? Teherani paralajmëron luftë përtej Lindjes së Mesme
05/11 19:18
Top News – Shpërthejnë përleshjet në Francë / Ndërhyn policia në Lion, protesta në gjithë vendin
05/11 15:27
Top News – Hegseth bëhet ‘kokë turku’ / ‘Fajtor’ për humbjen e republikanëve në zgjedhje
05/11 15:21
Top News – Fundi i qeverisë Netanyahu…!!! Rivali pranë mandatit për krijimin e kabinetit të ri
05/11 15:20
Top News – Pezullohet dëbimi i afganëve / Gjykata amerikane ‘mgrin’ planin: U rrezikohet jeta
05/11 15:07
Top News – Erdogan ‘do ndalë’ luftën Rusi-Ukrainë / Do flasë me Putinin pas takimit me Zelenskin
05/11 13:51
Top News- Refuzoi të vendoste ananas në picë! Pushohet nga puna kuzhinieri italian: Është një fyerje
05/11 13:43
Top News – Koreja e Veriut ‘i kthehet’ BE-së / ‘Shihni punën tuaj! I keni sheshet plot protestues’
05/11 13:20
Top News – Panik në qiejt mbi Evropë / Avionët ulen në Francë, Bullgari dhe Belgjikë
05/11 13:16
Top News – ‘Topa zjarri’ mbushin qiellin / Shiu i meteorëve në kulmin e tij, ofron spektakël
05/11 13:15
Top Channel/Humbja në zgjedhjet e mesmandatit, iranianët djegin posterin e Trump: “Vdekje Amerikës”!
05/11 12:45
Top Channel/ Google kufizon AI në shkolla. Inteligjenca artificiale çaktivizohet për nxënësit
05/11 12:17
Top Channel/ Macron “zbutet” me Kosovën: Presidenca e re, shpresë për rrugën drejt BE-së!
05/11 12:05
Top Channel/ Izrael, presidenti konsultime për krijimin e qeverisë: Zgjidhje pa zgjedhje të reja!
05/11 12:04
Top Channel/ Hungaria hap dosjet e spiunëve 36 vjet pas diktaturës:”Nuk është kurrë vonë”!
05/11 11:59
Top Channel/ Mesmandati, kaos në Shtëpinë e Bardhë! JD Vance: “U mundëm prej luftës së Iranit”!
05/11 11:58
Top News – ‘Nxehet’ gara për 2028-ën në SHBA / Pas tronditjes në zgjedhjet e mesit të mandatit
05/11 11:48
Top News – Franca përballë trazirave të reja / Macron përpiqet të ndalë përsëritjen e dhunës
05/11 11:47