Top Channel/ Vritet ushtari ukrainas: Prag-lufte, shpërthen situata në kufi!
17/12/2021 15:44

Situata është përflakur në lindje të Ukrainës, ku një ushtar ukrainas u vra e një tjetër mbeti i plagosur pas shpërthimit të luftimeve me separatistët pro-rusë. Totali i ushtarëve ukrainas të vrarë në këtë mënyrë në vijën e frontit shkon ne 65 sivjet, një bilanc ky më i lartë se vitin e kaluar kur u shënua 50 vdekje thotë AFP. Tensionet në kufirin e Ukrainës me Rusinë janë në prag shpërthimit. Ushtria ukrainase i akuzoi separatistët se qëlluan ndaj pozicioneve të saj me mortaja 82-millimetre e përdorën granata-hedhëse. Shërbimet amerikane të inteligjencës thonë se aktualisht, janë të paktën 100 mijë trupa ruse që po qëndrojnë të stacionuara në kufi. Edhe pse Kremlini mohon të ketë si qëllim luftën, frika e shpërthimit të një konflikti është sot më e afërt se kurrë. NATO-ja dhe Bashkimi Europian po përpiqen të përdorin sanksionet si mënyrë për të shmangur një konflikt ushtarak, por nuk ka garanci sesa ato do të funksionojnë vërtet. Moska vetë e akuzon Kievin se po kthehet ai në kërcënim për të, dhe se po i hap dyert NATO-s për t`u shtrirë deri në portat e Rusisë.

Top News- “Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, mesazhi i fundit i Trump
07/04 23:00
Top News- “Kërcënime të rrezikshme”/ Britania kundër Trump, gati të mbyll bazat për amerikanët
07/04 22:48
Top News- Rusia e Kina bëhen bashkë, në krah të Iranit: Bllokojnë hapjen e Hormuzit
07/04 22:46
Top News- Ushtarët harrojnë misionin, abuzojnë fëmijët…harrojnë të luftojnë bandat
07/04 22:45
Top News- A mund ta shkatërrojë SHBA-ja të gjithë Iranin brenda një nate?
07/04 22:44
Top News- Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!
07/04 22:42
Top News- “Do u kthej në Epokën e Gurit” Lindja e Mesme në gatishmëri…frikë për luftë bërthamore
07/04 22:39
Top Channel/ Kina e Rusia “bllokojnë” Hormuzin, vunë veto në OKB
07/04 22:38
Top Channel/ Kostot e luftës, SHBA shpenzon 500 mln USD në ditë
07/04 22:20
Top Channel/ “Jam gati të ndihmoj”, zbardhet biseda telefonike mes Orban dhe Putin: Miqësia jonë…
07/04 22:14
Top Channel/ NASA publikon pamjet e rralla nga misioni i Artemis II rreth Hënës, fotot bëhen virale
07/04 22:10
Top News- Armë bërthamore ndaj Iranit? Reagon Shtëpia e Bardhë pas deklaratave të JD Vance
07/04 22:00
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Mund të shuhet një qytetërim! Sulm total nëse s’ka marrëveshje
07/04 19:55
Top News -Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll. Vriten autorët, godina e boshatisur prej ditësh
07/04 19:33
Top News- Kërcënimet e Trump / OKB-Sulmet ndaj infrastrukturës civile, krime lufte
07/04 19:31
Top News- ‘Sot varros qytetërimin pers’/ Trump ‘ultimatum’ Iranit për hapjen e Hormuzit
07/04 18:30
Top Channel/ Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll: “Duan të tërheqin Turqinë në luftë”!
07/04 15:04
Top News – ‘Trump nuk vjen po s’i dhamë portin’. Deputetja e PS mbron pr.ligjin në portet turistike
07/04 14:35
Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30
Top News – Ura për motrën, Gjyqi ndaj ish kryebashkiakes, pyeten 4 deputetë të PD
07/04 13:30