Një 25-vjeçare ka vdekur si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit orët e para të së hënës. Jetlira Foniqi ishte në javën e 34-të të shtatzënisë dhe ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë. E reja u gjet, së bashku me bashkëshortin Egzon Bytyqin në një prej dhomave të shtëpisë së tyre në fshatin Kërvasari të Malishevës. Prokuroria Themelore në Gjakovë ka konfirmuar se i dyshuar për vrasjen e 25-vjeçares është bashkëshorti i saj, që po ashtu ka plagë nga arma e zjarrit dhe po merr trajtim në QKUK në Prishtinë.