Top Channel/ Vritet prokurori në Paraguaji, shpërblim marramendës për të kapur autorët
11/05/2022 23:09

Prokurori i antimafias, Marcelo Pecci, nga Paraguaji u qëllua për vdekje të martën ndërsa ishte në muajin e mjaltit në një ishull të Karaibeve , teksa sulmuesit u larguan me skaf me shpejtësi në det. Pecci, 45 vjeç, u qëllua dy herë sipas gruas së tij, gazetares paraguajane Claudia Aguilera. "Dy burra sulmuan Marcelon. Ata erdhën (nga deti) me një skaf të vogël," tha Aguilera për gazetën El Tiempo. Njëri nga sulmuesit doli dhe “pa fjalë qëlloi dy herë Marcelo, një (plumb) e goditi në fytyrë dhe një tjetër në shpinë”, tha ajo. Aguilera, e cila është shtatzënë, tha se burri i saj prej më pak se dy javësh nuk kishte marrë asnjë kërcënim. Shefi i policisë kolumbiane Jorge Luis Vargas shpalli një shpërblim prej 488,000 dollarë për informacionin që do të çonte në kapjen e vrasësve të prokurorit Marcelo Pecci. Pecci u identifikua për punën e tij në rastet e pastrimit të parave dhe drogës, dhe hetimin për vrasjen e vajzës së një guvernatori rajonal 12 muajt e fundit. Ai ishte gjithashtu duke punuar në çështjen ndaj futbollistit brazilian Ronaldinho, i cili u arrestua duke tentuar të hynte në Paraguaj me një pasaportë të falsifikuar paraguajane në vitin 2020 Pamjet: AFP

Top News- “Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, mesazhi i fundit i Trump
07/04 23:00
Top News- “Kërcënime të rrezikshme”/ Britania kundër Trump, gati të mbyll bazat për amerikanët
07/04 22:48
Top News- Rusia e Kina bëhen bashkë, në krah të Iranit: Bllokojnë hapjen e Hormuzit
07/04 22:46
Top News- Ushtarët harrojnë misionin, abuzojnë fëmijët…harrojnë të luftojnë bandat
07/04 22:45
Top News- A mund ta shkatërrojë SHBA-ja të gjithë Iranin brenda një nate?
07/04 22:44
Top News- Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!
07/04 22:42
Top News- “Do u kthej në Epokën e Gurit” Lindja e Mesme në gatishmëri…frikë për luftë bërthamore
07/04 22:39
Top Channel/ Kina e Rusia “bllokojnë” Hormuzin, vunë veto në OKB
07/04 22:38
Top Channel/ Kostot e luftës, SHBA shpenzon 500 mln USD në ditë
07/04 22:20
Top Channel/ “Jam gati të ndihmoj”, zbardhet biseda telefonike mes Orban dhe Putin: Miqësia jonë…
07/04 22:14
Top Channel/ NASA publikon pamjet e rralla nga misioni i Artemis II rreth Hënës, fotot bëhen virale
07/04 22:10
Top News- Armë bërthamore ndaj Iranit? Reagon Shtëpia e Bardhë pas deklaratave të JD Vance
07/04 22:00
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Mund të shuhet një qytetërim! Sulm total nëse s’ka marrëveshje
07/04 19:55
Top News -Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll. Vriten autorët, godina e boshatisur prej ditësh
07/04 19:33
Top News- Kërcënimet e Trump / OKB-Sulmet ndaj infrastrukturës civile, krime lufte
07/04 19:31
Top News- ‘Sot varros qytetërimin pers’/ Trump ‘ultimatum’ Iranit për hapjen e Hormuzit
07/04 18:30
Top Channel/ Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll: “Duan të tërheqin Turqinë në luftë”!
07/04 15:04
Top News – ‘Trump nuk vjen po s’i dhamë portin’. Deputetja e PS mbron pr.ligjin në portet turistike
07/04 14:35
Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30
Top News – Ura për motrën, Gjyqi ndaj ish kryebashkiakes, pyeten 4 deputetë të PD
07/04 13:30