Top Channel/ Vritet polici në aksion antihashash! Autori qëllon veten pas rrethimit policor në Lezhë
28/09/2021 19:38

Top Channel ka zbardhur dinamikën e vrasjes së policit në krye të detyrës. Saimir Hoxha së bashku me kolegët e tij ndodheshin prej disa ditësh në zonën e Ishull-Lezhës, ku kishte njoftime për një parcelë me hashash. Gjatë kontrollit të territorit ata kanë konstatuar një automjet ku udhëtonin tre të rinj. U kanë bërë shenjë për të ndalur dhe ndërsa dy nga të rinjtë u bindën, i treti Aldi Rama, 21 vjeç, me një armë pistoletë TT, qëlloi mbi policin Saimir Hoxha. Plumbat e goditën në zemër policin, i cili humbi jetën rrugës për në spital. Vrasësi rrëmbeu makinën dhe u përpoq të largohej, disa qindra metra më pas braktisi makinën. Forca të shumta policie e kanë rrethuar atë në zonën e lagunës dhe në ndihmë kanë ardhur edhe helikopterët nga ajri. Pas disa orësh kërkim, vrasësi është zbuluar dhe ka qëlluar tre herë më armë helikopterin. Pas disa thirrjesh për dorëzim, policia i është afruar vendin ku qëndronte i fshehur vrasësi, i cili thuhet se me armën e tij qëlloi mbi veten. Plaga shumë e rëndë i ka rrezikuar jetën dhe 21-vjeçari është dërguar në fillim në spitalin e Lezhës e më pas drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Autori i ngjarjes në muajin maj ishte arrestuar me një sasi droge dhe gjykata e ka lënë në arrest shtëpie, të cilin ai e kishte thyer. Edhe në vitin 2019, ai ishte arrestuar për drogë si dhe ishte kallëzuar penalisht edhe për dhunë nga një vajzë. Aldi Rama ekspozonte edhe në rrjetet sociale armët që mbante me vete. Kjo ngjarje mund të ishte shmangur nëse ai do të ishte ndaluar me kohë në rrugëtimin e tij drejt fundit.

Top Channel/ “Idiot”! Avokatët reagojnë ashpër pas fyerjes së prokurorit në sallën e gjyqit
12/07 21:17
Top Channel/ Molotov e përplasje! Ç’ndodhi në ditën e 6 të aksionit në Theth
12/07 19:36
Top News – FNSH e RENEA në Theth. Vijon rezistenca e banorëve, krah tyre deputetët e opozitës
12/07 19:26
Top News – Aksident i frikshëm në Bulqizë. Përplasen dy makina, shpëtojnë mrekullisht kalimtarët
12/07 19:23
Top Channel/ Aksident në Bulqizë! Përplasen dy automjete, lëndohen shoferët
12/07 17:02
Top Channel/ “Idiot”, reagon ashpër Dhoma e Avokatisë ndaj sjelljes së prokurorit të SPAK
12/07 15:15
Top Channel/ Kokainë dhe korrupsion, burg për të arrestuarit e kapur me urdhër të SPAK
12/07 15:13
Top Channel/ Ambasadori izraelit i energjisë: Të tjerët kanë frikë ta sulmojnë, por jo ne
12/07 15:11
Top Channel/ Aksioni i IKMT bashkë me policët, mjetet e rënda u sulmuan me bomba molotov
12/07 15:09
Top Channel/ Përplasje mes banorëve të Thethit, dhe policinë, shkon edhe Bardh Spahia
12/07 15:07
Top Channel/ “Jo më qumësht dhe mish pa faturë”, ministrat dalin në terren pasi urdhrit të Ramës
12/07 15:06
Top Channel/ Tensione në Theth, Luçiano Boçi: Drejtori më tha të marr zvarrë
12/07 15:05
Top Channel/ Pezullohen kontrollet e AKU. Të gjithë inspektorët në vetting
12/07 15:04
Top Channel/ Agravon përplasja e banorëve të Thethit me forcat e policisë, ndërhyjnë Boçi e Spahia
12/07 15:03
Top News- ‘Iu tërheq zvarrë’, përfaqësues nga opozita përplasen me drejtuesin e Policisë në Shkodër
12/07 15:01
Top News – Ndërron jetë në Shqipëri, Werner Daum. Ambasadori që hapi dyert e Europës për shqiptarët
12/07 15:00
Top Channel/ “Shqipëria, vendi qe adhurova”: Erdhi pas 35 vjetësh, vdes ish ambasadori gjerman!
12/07 14:59
Top Channel/Mbrojtja e konsumatorit, Ministrat Denaj dhe Malaj takime ndërgjegjësuese me biznesin
12/07 14:21
Top News- SPAK/ Mbeten në burg 7 personat e arrestuar për trafik ndërkombëtar droge, emrat
12/07 14:07
Top News- RENEA ‘zbarkon’ në Theth / Mbështet aksionin e prishjes së ndërtimeve pa leje
12/07 14:06