Top Channel/ Vritet “peshku i hënës”! Ukraina ngre akuza për humbjen e pilotit pas rrëzimit të F-16
29/08/2024 23:04

Një pilot i lartë ukrainas u vra kur një avion luftarak F-16 i prodhuar në SHBA u rrëzua të hënën, vetëm disa javë pasi avionët e shumëpritur mbërritën në vend, konfirmoi një burim ushtarak ukrainas për CNN. Forcat e Mbrojtjes së Ukrainës nuk besojnë se pas incidentit qëndron gabimi i pilotit. Piloti Oleksiy Mes, i njohur si “peshku i hënës”, u vra në përplasje ndërsa “zmbrapsi sulmin ajror më të madh ndonjëherë” nga Rusia kundër Ukrainës, tha burimi, duke shtuar se piloti u varros të enjten. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të martën se Forcat Ajrore të Ukrainës përdorën F-16 për të shkatërruar raketat dhe dronët e lëshuar nga Rusia të hënën, duke konfirmuar për herë të parë se avionët po përdoreshin në luftime. Ne hetimin që ka nisur nga autoritetet, pritet të marrin pjesë edhe ekspertë ndërkombëtarë. Vdekja e pilotit është një goditje e madhe për Ukrainën. F-16-ët e parë mbërritën në vend vetëm në fillim të këtij muaji dhe “Moonfish” ishte një nga pilotët e paktë të trajnuar për të pilotuar këto avionë, që Kievi i priste prej kohësh. F-16 mund të sigurojnë mbulim ajror për trupat, të sulmojnë objektivat tokësore e aeroplanët e armikut si dhe të përgjojnë raketa. Me armatimin e duhur, F-16 mund të pengojnë avionët luftarakë-bombardues rusë të afrohen në fushën e betejës.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55