Një i ri shqiptar ka humbur jetën në Londër pasi u godit me thikë. Një zëdhënës i policisë Metropolitane i tha Top Channel se ka mbetur i vdekur Emiliano Hasanpapaj. Shqiptari 22 vjeç u godit tek sa dy grupe të rinjsh u përfshinë në një sherr në zonën Berkshire Gardens, Palmers Green, mbrëmjen e 11 Korrikut.