Një operacion për kapjen e një personi me rrezikshmëri të lartë në qarkun e Korçës u kthye në tragjedi për Policinë e Shtetit. Një efektiv i forcave të posaçme “Shqiponja” humbi jetën në krye të detyrës, ndërsa një tjetër mbeti i plagosur gjatë shkëmbimit të zjarrit me të shumëkërkuarin Violand Braçellari.