Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në aksin nacional Korçë–Bilisht, në afërsi të fshatit Progër. Sipas të dhënave, një automjet ka përplasur një këmbësor që po tentonte të kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetrën. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në afërsi të kryqëzimit të Progrit ku shtetasi H. K., duke drejtuar automjetin e tij, ka përplasur këmbësorin H. R., rreth 79 vjeç.