Top Channel/ Vritet në aksident 19 –vjeçarja. Plagoset edhe i fejuari, të rinjtë po shkonin në punë
15/04/2021 15:17

Për 19-vjeçaren Elsa Meçi, ky do të ishte udhëtimi i saj i fundit me të fejuarin Vilson Hoxha. Ajo mbeti viktimë e këtij aksidenti të rëndë që ndodhi në parkun kombëtar Divjak-Karavasta, këtë enjte. Automjeti tip Audi, po drejtohej nga Vilsoni, ndërsa Elsa Meçi dhe Daniel Doda ishin pasagjer. Drejtuesi ka humbur kontrollin e makinës duke dalë nga rruga, por fatkeqësisht është përplasur me një pishë siç shihet edhe nga pamjet. Goditja e fortë ishte fatale për 19 vjeçare, ndërsa Vilson Hoxha dhe Doda, u dërguan në spitalin e Lushnjes për të marrë ndihmë mjekësore, për shkak se mbetën të plagosur. Sipas informacioneve të Top Channel, Elsa Meçi, punonte në një restorant në Divjakë, si ndihmës kuzhiniere. Ashtu si çdo ditë, në të njëjtin orar kur ndodhi aksidenti, ajo ndiqte të njëjtën rrugë për të shkuar në punë, por këtë herë pa mundur dot që të ndihmonte kolegët e saj në kuzhinë. Hetimet paraprake të ekspertëve të policisë rrugore, tregojnë se shkak i këtij aksidenti tragjik, ka qenë shpejtësia e lartë me të cilin tre të rinjtë po udhëtonin. Vilson Hoxha, ka humbur kontrollin e automjetit duke u përplasur në pemë. Është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve pasi për disa minuta trupi i pajetë i Elsa Meçit, qëndroi i bllokuar në automjet. Vilsoni ishte me origjinë nga Elbasani dhe kishte disa vite që ishte zhvendosur në Divjak. Prej dy vitesh ai ishte i fejuar me Elsa Meçin.

Top Channel/ Studentët përplasen me deputetët e PD-së: Nuk duam persona që…
31/10 20:25
Top Channel / Tensione te Kryeministria, policia bën thirrje për hapjen e rrugës
31/10 20:09
Top News – Erdogan takon Zelenskyn. ‘Jam i gatshëm të ndërmjetësoj, do flas edhe me Putin’
31/10 20:00
Top Channel/Avokatit i ndalohet takimi me Veliajn: U justifikuan me mungesën e personelit dhe orarin
31/10 19:49
Top Channel / Plagos me thikë dy efektivë, 47- kishte hedhur edhe benzinë mbi makinë një të riu
31/10 19:48
Top Channel / “LVV jo në protestat e Tiranës”, Kurti: S’jemi rivalë të Shqipërisë
31/10 19:40
Top Channel / Protesta ndan PD me studentët, përplasje mes demokratëve, të rinjve dhe policisë
31/10 19:37
Top Channel/ “Policet” vijnë në protestë! Të veshura si efektive, të rejat bashkohen në Kryeministri
31/10 19:34
Top News – Nuk u lejua të takohej me Veliajn. Ndrecaj: Po pengohem në detyrën time, të merren masa
31/10 19:27
Top News- Policia ‘kursen’ gazin lotsjellës. Shiu fik tensionet në protestën kombëtare të së shtunës
31/10 18:56
Top Channel/ Forca të shtuara policie dhe një makinë ujehedhëse te Gjykata e Lartë
31/10 18:32
Top News – Tensionet në protestë, policia nis shoqërimet, media nuk lejohet të kalojë
31/10 18:18
Top Channel/ Gjekmarkaj “Janë 20-30 neomarksistë të Arlind Qorit, studentët nuk janë kundër PD-së”
31/10 18:11
Top Channel/ Protestuesit kanë hedhur moltov te “Myslym Shyri”, policia në ndjekje të tyre
31/10 18:05
Top Channel/ Droni që filmonte tensionon protestën para Kryeministrisë, policia hedh ujë me presion
31/10 17:59
Top Channel/ Tension para Kryeministrisë, policia hedh ujë me presion
31/10 17:45
Top Channel/ “Respektoni perimetrin e sigurisë” policia paralajmëron protestuesit te Kryeministrisa
31/10 17:36
Top Channel/ Protestuesi luan me çadrën, të tjerë gjuajnë me llastiqe drejt Kryeministrisë
31/10 17:16
Top Channel/ Ujë me presion drejt protestuesve në Bulevard, shtohen forcat e policisë
31/10 17:11
Top Channel/ Makina përplaset me objektet anësore dhe përmbyset në trotuar, aksidentohet shoferi
31/10 16:10