Top Channel/ Vritet me armë zjarri shqiptari në Itali, ishte emigrant prej dy vitesh
05/11/2023 19:54

Një emigrant shqiptar u vra në Itali me armë zjarri. Viktima është Klaudjo Myrtaj,3 4-vjeç. Sipas mediave italiane ai u gjet të shtunën në afërsi të zonës së Vernantes në Cuneo me plagë plumbi në kokë. I riu u dërgua me urgjencë drejt spitalit por pavarësisht ndihmës mjekësore nuk mundi të mbijetojë. Lajmi u bë I ditur këtë të diele nga mediat, të cilat thanë se 34-vjeçari ndodhej në Itali prej dy vitesh dhe punonte në një kantier që merrej me ndërtimin e rrugëve. Ai herë pas here bashkëpunonte dhe me një zejtar vendas. Ditën e ngjarjes 34-vjeçari ndodhej në punishte së bashku me pronarin e tij. Por në momentin që ky I fundit u largua me traktor për të blerë benzinë, një person ende I paidentifikuar hyri brenda punishtes dhe e qëlloi me armë shqiptarin Klaudjo Myrtaj. Vrasësi dyshohet se përdori një pistoletë me silenciator pasi në zonë nuk u dëgjuan të shtëna. Sipas gazetës la Stampa, ishte vetë pronari ai që njoftoi policinë për ngjarjen pasi kur u kthye e gjeti të riun shqiptar të gjakosur. Nga hetimet paraprake, hetuesit dyshojnë se krimi mund të ketë ndodhur për motive xhelozie. Deri më tani janë marrë dëshmitë e të gjithë personave me të cilët bashkëpunonte shqiptari si dhe të dashurës së tij. Ndërsa janë sekuestruar nga policia edhe kamerat e sigurisë me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55
Top News – Wall Street ‘djeg’ 3.2 trilionë dollarë / Fitorja e demokratëve shkakton panik për IA
06/11 12:54
Top Channel/”Mbrojtje për Europën”: SHBA, plan për sigurinë në kontinentin e vjetër!
06/11 12:11
Top Channel/ Serbia, 4 ditë punë në javë? Lista Studentore bën propozim edhe për pensionet!
06/11 12:10
Top Channel/ Rusia “humbet” Qipron: Shteti ishullor drejt një partneriteti strategjik me SHBA-në!
06/11 12:06
Top News – ‘Marrëveshje e madhe dhe e bukur’…për Ukrainën, Trump: Do përfshijë gjithë Evropën
06/11 12:05
Top Channel/ Kaos në qiejt e Europës, alarm për bombë në 27 avionë: Ngrihen në ajër bombarduesit!
06/11 11:40
Top Channel/ Paraguai në kaos financiar. Skandali bankar prek 3 milionë qytetarë
06/11 11:28
Top Channel/ “Zgjedhjet u vodhën”, Trump: “Wall Street ra pwr fajin e atyre që votuan demokratët”!
06/11 11:16