Top Channel/ Vritet komandanti i lartë i Hamas, Raed Saed. Izraeli pranon sulmin
13/12/2025 22:09

Ushtria izraelite njoftoi se vrau komandantin e lartë të Hamasit, Raed Saed, një nga arkitektët e sulmeve të 7 tetorit 2023 kundër Izraelit. Agjensia Franceze e lajmeve AFP ka publikuar pamjet e sulmit ndaj një makine përgjatë rrugës bregdetare Rashid në Gaza. Mësohet se automjetin e drejtonte Saed. Autoritetet shëndetësore të Gazës thanë se sulmi ndaj makinës vrau pesë persona dhe plagosi të paktën 25 të tjerë. Saad shërbeu si shef i selisë së prodhimit të armëve të Hamasit dhe konsiderohej i dyti pas shefit të fundit ushtarak të grupit terrorist, Izz al-Din Haddad. Në një deklaratë të përbashkët, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe ministri i Mbrojtjes Israel Katz thanë se Saed u shënjestrua në përgjigje të një sulmi nga Hamasi në të cilin një pajisje shpërthyese plagosi dy ushtarë. Që nga hyrja në fuqi e armëpushimit mes Gazës e Izraelit ky atentat shënjon profilin më të lartë të një figure të Hamas që sulmohet për vdekje. Hamasi lëshoi një deklaratë duke e dënuar sulmin si shkelje të marrëveshjes së armëpushimit, por nuk e konfirmoi statusin e Saedit dhe as nuk kërcënoi me hakmarrje të menjëhershme. Armëpushimi, i cili hyri në fuqi më 10 tetor, ka lejuar një numër të madh palestinezësh të zhvendosur të kthehen në zonat e dëmtuara rëndë të Qytetit të Gazës. Forcat izraelite janë tërhequr nga disa pozicione urbane dhe shpërndarja e ndihmave është rritur. Por pavarësisht armëpushimit, dhuna ka vazhduar. Autoritetet shëndetësore palestineze thonë se të paktën 386 persona janë vrarë në sulmet izraelite që nga fillimi i armëpushimit, ndërsa Izraeli thotë se tre ushtarë të tij janë vrarë në të njëjtën periudhë dhe se ka vazhduar të shënjestrojë luftëtarë të armatosur.

Top Channel/ SHBA, 10 mln USD për “kokën” e Khamenei! Dëron trupa shtesë ndaj Iranit
13/03 23:16
Top Channel/ BE ‘paralizon’ Serbinë pas blerjes së armëve nga Kina
13/03 22:03
Top News – Italia dhe Franca në biseda ‘sekrete’ me Iranin, negociojnë për Ngushticën e Hormuzit
13/03 21:24
Top News – Erdogan i qartë për luftën në Lindjen e Mesme: Turqia do të qëndrojë larg zjarrit’
13/03 20:13
Top Channel/ BE bisedime “sekrete” me Iranin për naftën, “Financial Times” zbulon negociatat
13/03 19:43
Top News – Pse nuk kanë hyrë në luftë Huthit? Partnerët e Iranit në Jemen po qëndrojnë duarlidhur
13/03 16:24
Top News – Kuba gjunjëzohet para Trumpit / Fillon bisedimet me SHBA-në në mes të krizës
13/03 16:13
Top Channel/ Raketa e tretë nga Irani, Turqia konfirmon: “Do sulmohej baza e Incirlikut”!
13/03 15:10
Top News – Viktima e parë në radhët e Francës / Ushtari francez vritet nga droni iranian në Irak
13/03 14:48
Top News – Marshim nën bombat e Amerikës / Irani mban peng botën, presidenti sfidon Trumpin
13/03 14:47
Top Channel/ Nisin sulmet terroriste në Perëndim? SHBA: Të shtëna dhe shpërthim në sinagogë!
13/03 14:35
Top News – Typhoon-ët britanikë ‘luftë’ mbi Bahrein / Mbrojnë qiellin nga dronët kamikazë të Iranit
13/03 13:35
Top News – Turqia nën sulm, raketë tjetër balistike / Baza e armëve bërthamore në shënjestër
13/03 13:21
Top News – Tërheq sistemin THAAD nga Koreja e Jugut / SHBA ‘braktis’ Seulin, i duhet për Iranin
13/03 13:20
Top News – Avioni amerikan rrëzohet mbi Irak / Ushtria konfirmon katër viktima nga gjashtë në bord
13/03 13:18
Top News – ‘Nuk ke ku të fshihesh në një anije’ / Makthi i marinarëve të bllokuar pranë Iranit
13/03 13:04
Top News – ‘SHBA do të ndajë Evropën’ / Kaja Kallas e thotë troç: Trump nuk e pëlqen BE-në
13/03 12:09
Top News – Trump heq sanksionet mbi naftën ruse / ‘Dritë jeshile’ për të gjunjëzuar Ukrainën
13/03 12:08
Top Channel/ “ Është gjallë apo ka vdekur”? Trump mesazh Mojtaba Khameneit: Iranin e shkatërrojmë!
13/03 12:04
Top Channel/ Defekt në avionin e ministrit gjerman: Po nisej drejt Turqisë për Iranin!
13/03 12:02
DIGITALB DIGITALB