Petrit Vuksani, 51 vjeç ka mbetur i vrarë me armë zjarri mesditën e së martës, në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ndodhi në lagjen “Skenderbeg” dhe viktima ishte i vetëm në shtëpi kur autori i dyshuar, Leke Vuksani, është futur në banesë dhe e ka qëlluar duke e lënë të vdekur. Shkaku i ngjarjes mes dy personave nga Dukagjini, me të njëjtin mbiemër por që nuk kanë lidhje familjare, dyshohet se është një konflikt për paratë e qerasë së banesës.