Një gazetare Al-Jazeera u qëllua për vdekje teksa raportonte mbi një aksion izraelit në Jenin të Bregut të pushtuar Perëndimor. Shireen Abu Akleh, një gazetare e njohur palestineze, që punonte për kanalin në gjuhën arabe të këtij televizioni, u godit me plumb në kokë. Edhe një gazetar palestinez, që punonte për gazetën Al-Quds është plagosur, por është në gjendje stabile.