Top Channel/ Vritet 40 vjeçari në Vlorë, Policia në ndjekje të autorëve që u larguan me një automjet
10/05/2021 15:20

Një 40 vjeçar u ekzekutua me armë zjarri brenda makinës së tij në Vlorë. Bledar Bircaj po lëvizte me mjetin tip BMV X5 në lagjen Hajro Cakërri kur sipas policisë u qëllua në rrethana për të cilat kanë nisur hetimet. Si fillim u plagos rëndë dhe pas transportimit në spitalin e Vlorës biznesmeni pronar i një lokali në Vlorë nuk arriti t u mbijetojë plagëve. Në vendngjarje mbeti automjeti me shenjat e breshërive të plumbave në pjesën e përparme. Policia është vënë në ndjekje të autorit duke ngritur disa pika kontrolli. Viktima Bledar Birçaj, nuk është një emër i panjohur për drejtësinë. Në janar të 2011 ai u arrestua në Vlorë si i dyshuar për vrasje, duke iu vendosur masa e arrestit me burg 45 ditë. Gjithashtu, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë me vendimin të marsit 2011, ka caktuar si masë sigurimi “arrestit në burg” pa afat. Në prill masa ndaj tij ndryshoi nga Gjykata e Vlorës nga “arrest në burg” me masën e sigurimit “detyrim paraqitje në policinë gjyqësore” dhe masën detyruese “ndalim të daljes jashtë shtetit” deri në përfundim të hetimeve. Por në korrik 2011 u vendos pushimi i hetimit penal në ngarkim të Bledar Birçaj duke e lënë të lirë.

Top Channel/ Kanosi bashkëshorten se do ta vriste, në pranga 40 vjeçari në Libohovë
22/11 13:12
Top Channel/ Dita e alfabetit të gjuhës shqipe/ Rama: Nën hijeshinë e këtyre germave jeton kujtesa
22/11 12:40
Top Channel/ Lini turistik/ Mungojnë kanalizimet në fshatin e shpallur ansambël arkitektonik
22/11 12:21
Top Channel/ Fermerët ankohen për vajin/ Ka rënë çmimi, detyrohen ta shesin në fabrika pa leverdi
22/11 12:20
Top Channel/ Më pak tokë me grurë në Libofshë/ Sipërfaqja me grurë pritet të ulet me 10 deri në 15%
22/11 12:19
Top Channel/ Në shkollë pas 66 vitesh/ Një 85-vjeçar rikthehet në 70-vjetorin e gjimnazit të Kukësit
22/11 12:15
Top Channel/ Veliaj refuzon operacionin në Fier / Ishte planifikuar që ndërhyrja të kryhej nesër
22/11 12:12
Top Channel/ Kontrolli me një ndalesë drejt RMV/ Rama: Do shtrihet në të gjitha pikat kufitare
22/11 12:06
Top Channel/ Rama: Kontroll për uljen e çmimeve/ Ulet TVSH për 54 produkte të shportës
22/11 12:05
Top News- Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe! 118 vjet nga trashëgimia që bashkon shqiptarët
22/11 12:01
Top Channel/‘One stop Shop’ në Qafë-Thanë,Mickoski:Synojmë një pikë të vetme edhe në kufijtë e tjerë
22/11 11:10
Top Channel/ “Beso dhe kontrollo”, Rama me batuta në Kufirin e Qafë Thanës: Mickoski mbajti…
22/11 11:02
Top News- Veliaj nis furtunën ndaj njerëzve të Ramës: Firmos nga burgu shkarkimet, ja emrat
22/11 10:56
Top Channel/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal në fshatin Kallm të Fierit, shoferi…
22/11 10:52
Top Channel/ Rama prezanton “Pasqyrën e Çmimeve” në “Flasim”, platforma synon të arrijë 2000 artikuj
22/11 10:52
Top Channel/ Rama me Mickoskin në Qafë Thanë, në fokus inaugurimi i pikës kufitare me një ndalesë
22/11 10:33
Top Channel/ Pse rriten çmimet për Vitin e Ri? Ja si përgjigjen përfaqësuesit e supermarketeve në…
22/11 10:12
Top Channel/’Mund të arrijmë deri në 2000 artikuj’, inxhinierja tregon në Flasim se sa mund…
22/11 10:10
Top Channel/ ‘Fqinj i lumtur shpi e lumtur’, Rama përfaqësuesve të supermarketeve: Parajsa është…
22/11 09:56
Top Channel/ ‘Duket si top modele, por është inxhiniere’, Rama në ‘Flasim’: E sqarova që mos të…
22/11 09:53