Një 35-vjeçare nga Britania e Madhe është dënuar me nëntë vite burg, pasi u shpall fajtore për vrasje për rolin e saj në një sulm brutal me acid ndaj ish-bashkëshortit, i cili humbi jetën pas plagëve të rënda. Viktima, Danny Cahalane, baba i dy fëmijëve, u sulmua në shtëpinë e tij në Plymouth në shkurt të vitit 2025, kur dy persona u futën në banesë dhe i hodhën acid sulfurik në të gjithë trupin. Ai u dërgua me urgjencë në spital, por ndërroi jetë më 3 maj 2025 si pasojë e djegieve të rënda. Në bankën e të akuzuarve u ulën nëntë persona, përfshirë ish-bashkëshorten e tij, Paris Wilson, e cila sipas gjykatës luajti një rol kyç në organizimin e sulmit.