Top Channel/ Vriten tre ushtarë izraelitë pranë kufirit me Egjiptin, autori i dyshuar polic egjiptian
03/06/2023 22:27

Tre ushtarë izraelitë janë vrarë nga një polic egjiptian pas të shtënave në territorin e Izraelit pranë kufirit me Egjiptin. Një hetim me ushtrinë egjiptiane është nisur, ndërsa Egjipti raportoi se oficeri i saj i sigurisë kishte kaluar një pikë kontrolli ndërsa ndiqte trafikantët e drogës. Ushtria izraelite tha se të shtënat supozohej të kishin lidhje me një operacion kontrabande droge që kishte kryer gjatë natës. Sipas tyre një ushtar dhe një ushtare, të vendosur në një vend të largët përgjatë kufirit u qëlluan për vdekje. Trupat e tyre u zbuluan pasi një oficer i lartë nuk ishte në gjendje të kontaktonte me ta. Disa orë më vonë, pas një operacioni kërkimi, autori u rrethua dhe pati një shkëmbim zjarri, ku mbeti i vrarë edhe një ushtar. Një tjetër ushtar u plagos në atë shkëmbim. Sipas BBC në një deklaratë të paqartë, ushtria egjiptiane raportoi se oficeri i saj i sigurisë po ndiqte kontrabandistët e drogës dhe se një shkëmbim zjarri çoi në vdekjen e izraelitëve. Kontrabanda me vlerë rreth 400,000 dollarë u kap nga forcat izraelite gjatë operacionit gjatë natës. Ushtarët po vazhdojnë të kërkojnë në zonë për të tjerë që mund të jenë përfshirë, ndërsa ende është e paqartë se si polici arriti të hyjë në Izrael nga Egjipti. Forcat ajrore izraelite kanë mbështetur ushtrinë egjiptiane në luftën e saj kundër të ashtuquajturve militantë të Shtetit Islamik në pjesën veriore të Gadishullit Sinai. Tentativat për kontrabandë droge në zonë mbeten të shpeshta. Kufiri shtrihet rreth 255 km, duke e bërë të vështirë për patrullat e sigurisë. Dhjetorin e kaluar, ushtarët izraelitë qëlluan për vdekje një të dyshuar që me sa duket po përpiqej të kontrabandonte drogë në Izrael.

Top Channel/ Rusia: NATO të kthehet si para ‘97! NYT zbardh prapaskenat në Abu Dhabi
14/11 23:01
Top Channel/ Shifrat tronditëse! Mbi 22 milionë të prekur nga sulmi kibernetik në Francë
14/11 22:55
Top Channel/ SHBA, kabllot dogjën mijëra fluturime! Zbulohet çfarë e shkaktoi kaosin ajror
14/11 19:54
Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04