Top Channel/ Vriten tre pengje, u qëlluan gabimisht nga ushtria izraelite
15/12/2023 21:58

Tre pengje u vranë gabimisht nga ushtria izraelite gjatë operacioneve që po zhvillon në Gaza. Dy prej tyre u identifikuan nga autoritetet, ndërsa emri I të tretit nuk u bë publik pasi familjarët e tij nuk pranuan. Trupat e pajetë u transportuan drejt Izraelit, ndërsa ushtria njoftoi se qëlloi gabimisht mbi pengjet në zonën veriore të Shejaiya. Ata u panë si kërcënim dhe për këtë trupat ushtarakë hapën zjarr, thanë autoritetet. Ndërkohë luftime të ashpra po zhvillohen në zonën Khan Younis në afërsi të lagjes së liderit të Hamasit, Yahya Sinwar, banesa e të cilit tashmë është shkatërruar nga sulmet ajrore. Beteja sipas BBC e cila I referohet dëshmive të banorëve është shtrirë në pjesën jugore, qendrore dhe veriore të Gazës. Si pasojë humbi jetën dhe një gazetar I Al Jazerës I cili ndodhej brenda perimetrit të kësaj zone. Por teksa ushtria po vijon përparimin në gaza, Jeruzalemi u shënjestrua nga disa raketa të cilat u kapën nga sistemi mbrojtës Iron Dome. Që nga sulmi I 7 tetorit që grupi islamik I Hamas ndërmori kundër izraelit, kanë humbur jetën 1200 izraelitë dhe u morën peng më shumë se 250 persona, ndërsa në radhët e palestinezëve janë vrarë më shumë se 18,700 persona dhe janë plagosur mbi 50 mijë të tjerë. Pamjet: AFP

Top News- “Mund të qëndrojë sa të dëshirojë”, Trump del në krah të senatorit brazilian në arrati
01/11 21:30
Top News- Putin gati të flasë me Zelenskyn! Zbulohet si mund të nisin negociatat për fundin e luftës
01/11 21:15
Top News- “Do t’ju godasim kudo në botë!”, Irani kërcënon SHBA-në dhe Izraelin, nxjerr ushtrinë
01/11 20:35
Top Channel / SHBA, ethe para zgjedhjeve. 52 milionë vota paraprake. Fushata 11.6 mld dollarë
01/11 19:54
Top News – Do qeverisë Amerikën pa Kongresin / Trump ‘harton planin’…nëse demokratët fitojnë
01/11 15:25
Top News – Mbajnë në ujë jahtet e oligarkëve rusë / Taksapaguesit italianë po paguajnë miliona euro
01/11 15:18
Top News – Rusia parandalon sulmin: Na njoftoi SHBA! Akt terrorist në Moskë, merren masa
01/11 14:00
Top News – Erdogan i zemëruar me Rusinë e Ukrainën / ‘I tërheq veshin’: Jo sulme në Detin e Zi
01/11 13:54
Top News – ‘Vjedhja më e madhe në histori…’ / 6.3 mld USD, FBI konfirmon: U bë nga koreja e Veriut
01/11 13:38
Top News – Njerëzit ishin detyruar të hanin bar…! Armëpushim në qytetin e pushtuar ukrainas
01/11 13:34
Top News – ‘Para 4 orësh u aktivizua Neni 5 i NATO-s’ / Aleanca përgatitet për luftën e të nesërmes
01/11 13:21
Top News – Rënia e Vuçiç si ajo e Orban / Paralele mes Serbisë dhe Hungarisë, roli i të rinjve
01/11 12:32
Top Channel/ Pse Polonia u zhyt në krizë/ Gjykata Kushtetuese rrethohet me policë
01/11 12:20
Top News – Polakët ngrihen për Gjykatën Kushtetuese / Tensione, përplaset kryeministri e presidenti
01/11 12:10
Top News – Teston sistemin e frikshëm të armëve / Koreja e Veriut ‘tregon dhëmbët’ sërish
01/11 12:04
Top News – Policia ‘pastron’ kampin në Lisbonë / Mijëra njerëz në protesta për krizën e strehimit
01/11 12:04
Top News – Gjenerata Z ‘merr kontrollin’ / Protestat ndezin gjithë Evropën, Franca ‘shpëton’
01/11 11:43
Top News – Digjet Gjermania, plaçkiten dyqanet / Protestat për koston e jetesës kthehen në dhunë
01/11 11:40
Top Channel/Gjermani, përshkallëzohen protestat/Nisi paqësore, por më pas pati përleshje me policinë
01/11 10:44
Top Channel/ Shpërthen dhuna në Francë, zjarr e përleshje të forta. Mbi 300 mijë njerëz në rrugë
31/10 22:43