Dy ushtarë me origjinë shqiptarë janë vrarë gjatë luftimeve në Ukrainë. Lajmin e hidhur e ka ndarë Pandeli Majko, i cili me anë të një postimi në rrjet, thotë se ka qënë Konsulli i Shqipërisë në Ukrainë, Omarov Shakhin, i cili e ka njohur me lajmin e hidhur. Ushtarët e diasporës shqiptare ishin, Dermentli Anatoly dhe Haydarzhy Danylo, të cilët kishin shkuar vullnetarisht në luftë por humbën jetën gjatë misionit. “Ukraina, nga sot, ka edhe dy djem, nga rradhët e diasporës shqiptare të cilët kanë rënë në luftë. Ata ishin ushtarë në ushtrinë e Ukrainës, të cilët luftuan dhe dhanë jetën në krye të detyrës si heronj”, shkruan Majko