Sherri për parkimin e makinës, mes komshinjve, dyshohet se është bërë shkak për vrasjen e 33 vjecarit Valter Fjerza, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e së Enjtes në fshatin Hot I RI, në Shkoder. Djemt e familjes Mhillaj, dhe autori I dyshuar Klodian Mhillaj, kanë debatuar fillimisht me vellain e viktimes, Kole Fjerza, per parkimin e automjetit në afersi të prones se tyre duke pretenduar se I kanë bllokuar daljen familjes.