Elton Meço nga fshati Daullas njësia administrative Libofshë, pas 10 vite emigrim në Itali ku punonte ne serat me vreshta,mendoi qe te kthehej ne vendlindje dhe me kursimet e mbledhura të ndërtonte një sere me hardhi. Fale përvojës se marrë në shtetin fqinj dhe kushteve klimaterike në zonë prodhimi ishte i mbare. Eltoni e shtoj sipërfaqen e serave vit pas viti dhe sot ka një sipërfaqe prej 2 hektarë me hardhi.