I penduar dhe me kokën ulur, 76-vjeçari Muhamet Rreshka ka dhënë versionin e tij për ngjarjen e rëndë gjatë seancës për caktimin e masës së sigurisë në Gjykatën e Durrësit. I arrestuar si i dyshuar për vrasjen e vëllait të tij, 74-vjeçarit Eqerem Rreshka, ai ka shprehur keqardhje për krimin, duke thënë se meriton pushkatimin.