Një ngjarje e rëndë kriminale, e fshehur për më shumë se një muaj, është zbardhur nga Policia e Lezhës në fshatin Fushë-Mamurras të Kurbinit. Në kuadër të operacionit të koduar “Enigma”, uniformat blu kane ndaluar 57-vjeçaren Violeta Shpani, e dyshuar për vrasjen e nënës së saj, 85-vjeçares Dave Shpani.