Top Channel/ Vrau shtatë foshnja të porsalindura, dënohet infermierja vrasëse në Angli
18/08/2023 19:20

Një infermiere në Britani u shpall fajtore për vrasjen e shtatë foshnjave si dhe tentativën për të vrarë gjashtë të tjera. Krime këto që e bëjnë atë një nga vrasëset më të këqija seriale të fëmijëve në historinë moderne britanike. Lucy Letby, 33-vjeç u dënua me burg përjetë nga gjykata pas një gjyqi maratonë të nisur në vitin 2018. Krimet 33-vjeçarja I kreu gjatë vitit 2015 - 2016. Kohë kjo kur ajo punonte në spitalin “Kontesha e mirë” në Anglinë veriperëndimore si infermiere që kujdesej për foshnjat e sëmura. Lucy Letby gjatë kohës që I ushqente të porsalindurit, u injektonte atyre insulinë ose ajër në gjak duke u shkaktuar vdekjen. Gjatë gjyqit prokurorët e çështjes thanë se e akuzuara vrau dy vëllezër binjak të porsalindur brenda 24 orëve. Pak ditë më pas ajo vrau dhe një foshnje që kishte lindur 10 javë para kohe. Autoritetet pas dhënies së dënimit nga ana e gjykatës thanë se drejtësia tashmë ishte vendosur në vend duke ndëshkuar një nga vrasëset më famëkeqe të Anglisë. Infermierja, e cila gjatë kohës që kreu krimet ishte në mesin e të 20-ve, do të jetë gruaja e tretë në Mbretërinë e Bashkuar që do të vuaj një dënim të përjetshëm.

Top News – ‘Kthen’ Putinin në bisedimet e paqes / Witkoff çon disa ‘ide’ për marrëveshje në Rusi
21/10 15:15
Top News – 500 ditë i bllokuar në territor armik / Ushtari i plagosur evakuohet me një dron
21/10 14:59
Top News – ‘Putin humanitar’, liron amerikanin / 74 vjeçari akuzohej se kishte luftuar për Ukrainën
21/10 14:58
Top News – Jelekëverdhët ‘bëhen gati për luftë’/ Macron premton: Nuk do ketë përsëritje të trazirave
21/10 14:50
Top News – Bota në drejtim të rrezikshëm…‘Shumë larg objektivave për klimën’, apelon OKB
21/10 14:06
Top News – Mirage 2000D përplaset në tokë / Avioni francez në flakë, humb jetën piloti
21/10 13:53
Top News- Këtë të shtunë, Evropa ‘në flakë’/ Nga Parisi në Tiranë ‘kaos global’, 101 grupe në aksion
21/10 13:38
Top News – Ushtria e NATO-s në luftë kundër Huthive / Turqia kërkon lejen e parlamentit për trupat
21/10 13:37
Top Channel/ OKB kërkon fundin e dhunës / Volker Türk: Qytetarët të dëgjohen, të hetohet policia
21/10 12:36
Top Channel/ Meloni ashpërson ligjin/ Pesë vite burg për dhunën në protesta, 20 mijë euro gjobë…
21/10 12:36
Top News – Do bashkojë Teslën me SpaceX / Elon musk konfirmon bisedimet: Është një ide e mirë
21/10 12:00
Top News – Evropa po e nënvlerëson Rusinë / Merz tërheq vëmendjen: Nuk është vetëm Ukraina…
21/10 11:56
Top News – Njeriu i Trumpit takon Putinin / Witkoff në Shën Petersburg, flasin për Ukrainën
21/10 11:50
Top News – Musk urdhëroi ngadalësimin e Starlink / La në vështirësi ushtrinë ukrainase, raporton WSJ
21/10 11:43
Top News – Protestat në Itali janë “luftë hibride”, “Perëndimi s’e ka kuptuar, formë e re trazirash”
21/10 11:38
Top Channel/ Merz jep alarmin: “Europianët nuk e kuptojnë sa e rrezikshme është vërtet Rusia”!
21/10 11:32
Top News – Franca nxjerr në rrugë ushtrinë / Policia dështoi gjatë trazirave të fundjavës
21/10 11:20
Top Channel/ “Ne thyejmë vitrinat, ju merrni këpucët”: Si u “peshkuan” në rrjet të rinjtë e Milanos!
21/10 11:11
Top Channel/ Dhunuan gazetarët, policët danezë nën hetim: Urgjent masa parandalimi në të ardhmen!
21/10 11:02
Top News- Sulmet ndaj anijeve/ NATO dërgon avionë dhe dronë në Detin e Zi
20/10 23:00