Detaje të reja dalin në dritë pas ngjarjes së rëndë në fshatin Zhym të Lushnjes, ku 45-vjeçari Florjan Dalladaku vrau nënën e tij dhe plagosi rëndë babanë. Banorë të zonës thonë se 45-vjeçari kishte pasur prej vitesh probleme të shëndetit mendor pasi ishte përdorues droge. Sipas tyre ai ishte shtruar dy herë në spital psikiatrik por, pas trajtimit ishte rikthyer në shtëpinë e prindërve.