Top Channel/ Vrau me grusht biznesmenin në Vlorë, Gjykata jep vendimin për djalin e anëtares së KLP
20/03/2024 18:50

Rei Meta, autori i vrasjes me grusht të Armando Meshaut, është dënuar nga Gjykata e Vlorës me 3 vite heqje lirie. Autorit i është pranuar akuza “vrasje nga pakujdesia” neni 85, atë që kërkoi prokurori Arjan Xhaferraj ndërkohë që është dënuar me 3 vite nga gjykatësja Dorina Stroka. Prokurori kërkoi 3 vjet e 6 muaj dhe gjykatësja e dënoi me 3 vite. Familjarët e Meshaut kanë kërkuar që ndaj tij të ishte vrasje me dashje por kjo është rrëzuar. Të pranishëm në sallë ishin avokatët e Rei Metës dhe babai i autorit. Autori nuk ka qenë i pranishëm pasi sipas avokatëve kishte probleme shëndetësore. Por si ndodhi ngjarja? Gjithçka nisi me një përplasje fizike mes Rei Metës dhe viktimës Armando Meshau, që më vonë përshkallëzoi deri në vdekjen e inxhininerit. Ngjarja e rëndë ndodhi në ambientet e një qendre interneti në lagjen “Hajro Çakërri”, në gusht të vitit të shkuar. Fillimisht midis të dyve ka pasur sharje dhe ofendime, dhe shumë shpejt situata degradoi në dhunë, e cila rezultoi fatale për 55-vjeçarin që mbeti i vdekur. Rei Meta, asokohe punonjës në Drejtorinë e Doganave në Tiranë, u arrestua 4 orë pas ngjarjes në zonën e Lungomares. 33-vjeçari banues në Tiranë u shoqërua në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Rei Meta është djali i Nurihan Metës, anëtares së KLP.

Top Channel/ PD-PS “përplasje” për rezolutën ndaj Iranit, opozita bojkoton: Axhendë e Ramës
16/03 19:45
Top News – Sinjalizohen, por nuk veprohet. Ndërtimet e paligjshme në zonat e mbrojtura
16/03 19:20
Top News – Foshnja ndërroi jetë në spital. Dy prindërit fajësojnë mjekët: E nxorrën para kohe
16/03 18:40
Top News- Veliaj në Kushtetuese/ Mbrojtja depoziton kundërshtimet ndaj prapësimeve të SPAK
16/03 17:57
Top News- Rrëmbehet e dhunohet disa here/ I marrin 700 mijë euro pasi i dhanë para me fajde
16/03 17:40
Top Channel/ Zbulimi arkeologjik në Bushat, qyteti antik shpallet zonë e kategorisë “A”
16/03 15:26
Top News – ‘Gonzato sillet si ambasador i Ramës’ / Berisha: Po mjegullon qëndrimin e PD në Bruksel
16/03 15:18
Top Channel/ Bomba ndaj policit në Lezhë, e vendosën dy persona me një motor
16/03 15:08
Top Channel/ Bombë me porosi nga burgu i Fushë-Krujës, kapen 7 ndihmësit e atentatorit
16/03 15:06
Top News-Largohet Sali Berisha? PD hap garën për kryetar të ri/ Grup pune dhe për Statutin e Partisë
16/03 14:41
Top News- Tritoli në makinën e policit/ Detaje nga hetimet, lënda plasëse u vendos nga 2 persona
16/03 14:32
Top News- Ku të punosh? Sektorët me pagat më të mëdha në vitin 2025
16/03 14:21
Top News – Rezoluta kundër Iranit gati për miratim. I kalon konferencës së kryetarëve, pritet votimi
16/03 14:21
Top News – Ra nga ballkoni. Zbardhet vdekja e 20-vjeçares shqiptare në Itali
16/03 13:48
Top News – Rama takime në Vlorë. Marrin pjesë deputetë e drejtues të bashkisë
16/03 13:27
Top News- Digjen kodrat e fshatit Sherisht në Vlorë, era përhap flakët
16/03 13:18
Top Channel/ Në prag të nisjes së sezonit turistik, Rama takon deputetët dhe drejtuesit e Vlorës
16/03 13:08
Top Channel/ Zjarr në kodrat e fshatit Sherisht të Vlorës, era e fortë vështirëson situatën
16/03 13:07
Top Channel/ Bomba ndaj policit në Lezhë! E vendosën dy persona me një motor
16/03 12:41
Top Channel/ Bombë kamionit në Spaç! Nuk shpërtheu. E dalluan shoferët dhe lajmëruan policinë
16/03 12:40
DIGITALB DIGITALB