Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në fshatin Vidhisht, në Roskovec. Sipas Policisë, një 35-vjeçar, Refit Buzi, dyshohet se ka vrarë me armë gjahu ish-vjehrrin e tij, 58 vjeçin Kosta Plaku si dhe ka plagosur ish-vjehrrën, Belere Plakun e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.