Një ngjarje e rëndë tronditi Lezhën mbrëmjen e së hënës, ku mbetën të vranë babë e bir nga ish-dhëndri i tyre. Viktimat Pjerin dhe Gent Përjaku, u vranë me armë zjarri në banesë nga Besnik Pjetri, i cili vijon të jetë ende në arrati. Edhe pse janë ngritur shumë pika kontrolli nga ana e policisë, ende nuk kanë rënë në gjurmët e autorit.