Detaje të reja dalin në dritë nga ngjarja kriminale në Korçë, ku Ilo Lluka qëlloi me armë zjarri 40-vjeçarin Emiljano Pine, dhe më pas qëlloi veten. Një ditë pas vrasjes, për gazetaren e Top Channel Dhorjela Çule një prej banorëve të lagjes është shprehur se Emiljano ishte djalë i shkëlqyer dhe nëna e tij mbante në shtëpi babain e Ilos prej disa vitesh.