Për herë të parë në teatrin Petro Marko në Vlorë u vu në skenë një komedi muzikore. Vepra “Vrasje në Paris”, e fundshekullit të 19, e komediografit francez Eugene Laviche, erdhi për publikun vlonjat nën regjinë e Laert Vasilit dhe interpretimin e një kasti aktorësh të zgjedhur. Shfaqja ishte një miskim mes Parodisë dhe Satirës, ndërsa i foli shqip aktualitetit të ditëve tona. Emocioni para publikut vlonjat edhe për aktorin Margent Caushi ishte i madh. Vlerësime për shfaqen, shprehën dhe spektatorët që mbushën sallën. Ndërkohë komedia “Vrasje në Paris” do të shfaqet përgjatë gjithë fundjavës në teatrin Petro Marko, për t’u rikthyer sërish fundjavën e ardhshme.