Dy persona kanë humbur jetën pas një sulmi me armë zjarri në një shkollë private në Brandenburg të Gjermanisë. Ngjarja ka ndodhur në kampusin e shkollave private Docemus, në Neu Zittau, në distriktin Oder-Spree, ndërsa autori i dyshuar është arrestuar nga policia. Sipas raportimeve të mediave lokale, viktimat janë një studente 18-vjeçare dhe një 30-vjeçar. Dyshohet se 18-vjeçarja ishte ish-e dashura e autorit, një 19-vjeçar, ndërsa burri 30-vjeçar u qëllua për vdekje pasi tentoi të ndërhynte për ta ndaluar sulmuesin.