Një ngjarje e rëndë është regjistruar pas mesnate në Vorë, ku një 50-vjeçar ka mbetur i vrarë si pasojë e të shtënave me armë zjarri. Sipas informacionit paraprak, ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:10, në fshatin Bërxullë. Viktima, shtetasi me inicialet Edmond Sula alias Ali Sula, rreth 50 vjeç, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në derën e banesës së tij.