Asnjë i dyshuar deri tani nga policia e Vlorës për vrasjen e 23 vjecarit Gëzim Sinomati. Policia e Vlorës ka sekuestruar kamerat e sigurisë te disa bizneseve por dhe te mjediseve afër banesës ku ndodhi ngjarja. Policia hedh dhe dyshime se në vendin e ngjarjes ka qënë një makinë e parkuar përballë banesës ku jetonte 23 vjecari dhe nga shenjat e plumbave në mur pasi ka në pjesën e tavanit një plumb dyshohet se mund të jetë shtënë dhe nga poshtë ballkonit.