Një krim i dyfishtë brenda familjes, ka tronditur Gramshin pasditen e sotme. Mësohet se një burrë i identifikuar si Xhevit Sinani ka vrarë gruan e tij në fshatin Tërvol, dhe më pas ka vrarë edhe vëllanë e tij, Shaqir Sinani. Burime për Top Channel bëjnë me dije, se menjëherë pas ngjarjes, autori 80-vjeçar ka telefonuar fëmijët të cilët i ka informuar për ngjarjen e rëndë.