Një pritë e armatosur në rrugën e Xhanit në Dukagjin i mori jetën babë e bir, Prelë Gjonit, 82 vjeç, dhe djalit të tij, Lekë Gjonit, 57 vjeç. Në atentat mbeti i plagosur edhe Lazër Bashi, i cili ndodhej rastësisht në automjet. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur rreth orës 16:00, ndërsa viktimat po udhëtonin me një fouristradë nga banesa e tyre e vjetër në Dukagjin në drejtim të Shkodrës. Rreth dy kilometra pas ndarjes së rrugës së Pultit me Shoshin, automjeti është qëlluar me breshëri nga persona ende të paidentifikuar.