Qeveria e Portugalisë reagon pas ngjarjes së rëndë në plazhin e Ksamilit, ku u vra me thikë turisti portugez Luis Miguel Varela Mendes. Ministria e Jashtme portugeze njofton se është në kontakt me autoritetet shqiptare, por deri tani nuk ka informacion zyrtar për atë që ka ndodhur dhe për veprimet e ndërmarra nga autoritetet në Tiranë. Mediet portugeze citojnë zyrtarët pranë ministrisë së Jashtme të vendit, sipas të cilëve, rasti po ndiqet përmes ambasadës portugeze në Romë dhe konsullatës së nderit në Tiranë.