Vrasja e turistit 20-vjeçar portugez në Ksamil zbulon një skandal të rëndë: punonjësit e lokalit “Principote” dyshohet se e rrahën të riun, ndërsa roja Sokrat Vata e goditi disa herë me thikë. Në vendngjarje ndodheshin edhe një punonjës policie, një punonjës burgu dhe një efektiv i Policisë Bashkiake, të angazhuar privatisht si “bodyguard”, të cilët nuk ndërhynë dhe nuk njoftuan Policinë.