Policia ka gjetur dhe sekuestruar thikën që dyshohet se është përdorur në konfliktin që përfundoi me vrasjen e turistit 20-vjeçar, Luis Miguel Varela Mendes ne resortin Principote ne Ksamil. Thika është gjetur ne nje rruge rurale e hedhur ne ferra .Ajo eshte sekuestruar si provë materiale dhe pritet t’i nënshtrohet ekspertizave për të përcaktuar nëse është arma e përdorur në vrasje.