Top Channel/ Vrasja e Nikulajt, Shqipëria betejë ligjore në Londër për ekstradimin e Edmond Haxhisë
09/05/2026 15:23

Shteti shqiptarë në bashkëpunim me prokurorinë angleze nisin një përpjekje të re për të ekstraduar katër britanikë e një shqiptarë të kërkuar si pjesëmarrës në vrasjen e Ardian Nikulajt në 2023. Burime nga prokuroria e Lezhës treguan për gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu, se disa ditë më parë prokurori i çështjes Arben Nika, ka zhvilluar një bisedë me prokurorin anglez që përfaqëson shtetin shqiptarë në procesin e ekstradimit të Edmond Haxhisë dhe katër britanikëve. Mes tyre është dakordësuar vazhdimi betejës ligjore duke aplikuar për leje për të apeluar në Gjykatën Supremte të Anglisë pas vendimit të Gjykatës së Lartë nga ku gjyqtari Mr. Justice Swift, frenoi ekstradimin për një gabim në firmosjen e urdhrave të ekstradimit nga ish sekretarja e shtetit Ivete Cooper. Crown Prosecution Service prokuroria angleze dha këtë koment për Top Channel. “Gjykata e Lartë ka rrëzuar ekstradimin e pesë personave të kërkuar nga Shqipëria në lidhje me vrasjen e Ardian Nikulajt në vitin 2023. CPS po vepron në emër të autoriteteve shqiptare dhe ka njoftuar gjykatën për synimin për të kërkuar leje për apelim në Gjykatën Supreme. Është paraqitur njoftim për synimin për të kërkuar leje për apelim në Gjykatën Supreme sipas nenit 114 të Aktit të Ekstradimit 2003″. Ndërkohë nëse Gjykata Supreme nuk do të japë leje për të apeluar atëherë Ministria e Drejtësisë përmes Drejtorisë me Marrëdhëniet me jashtë do ti dërgojë Londrës një kërkesë ekstradimi të rifreskuar. Kjo kërkesë do të bashkëshoqërohet me garancitë e prokurorit Arben Nika se Edmond Haxhia nuk do të akuzohet për vrasje për gjakmarrje por për vrasje me paramendim në bashkëpunim. Një garanci e ngjashme u firmos nga ish ministri drejtësisë Ulsi Manja dhe do të duhet kësaj here të marrë firmën e ministrit Toni Gogu. Top Channel mëson se në bashkëbisedimin mes prokurorit Nika dhe homologut britanik është diskutuar edhe mundësia e lëshimit nga Shqipëria të urdhrave të ri të arrestit për Haxhinë dhe katër britanikët. Por është konkluduar se kjo është e pamundur pasi njëherë Gjykata Lezhë i ka lëshuar urdhër arrestet për të pestën dhe sipas legjislacionit shqiptarë kjo nuk mund të ndodhë për të dytë herë. Edmond Haxhia nën akuzë si organizator i vrasjes së Ardian Nikulajt bashkë me grupin e vëzhgimit përbërë nga Thomas Mithan, Harry Simpson dbe Steven Hunt do të vijojnë të qëndrojnë në paraburgimin Wandsworth të Londrës. Ndërsa Harriet Bridgeman e lirë me kusht.

Top Channel/ Zbardhen prapaskenat! E pabesueshme kush e shpëtoi Hegseth
11/11 23:24
Top Channel/ Dhunë e flakë! Greva paralizon Spanjën, për herë të parë pas 14 vitesh
11/11 23:19
Top Channel/ “Asnjë favor për Kushner”! Rama flet hapur në Dublin: Dera e BE, hapur
11/11 23:16
Top News- “Shpejt, shpejt se u dogj!”, zjarr në magazinën e drurit në Gjirokastër
11/11 22:33
Top News- “Flamingot rezultat i urrejtjes ndaj Trump”, Rama: Regjimi iranian ka duart e veta
11/11 22:14
Top Channel/ ‘Askush nuk pretendon që është i imunizuar nga korrupsioni ‘, Rama:Janë sistemet që…
11/11 22:07
Top Channel/ ‘Motoja ime thuaj atë që mendon, bëj atë që të thonë’, Rama nga Dublini:Askush s’na..
11/11 22:05
Top Channel/’Kemi 95% të shërbimeve tona online’,Rama nga Dublini: Inteligjenca artificiale bekim…
11/11 21:51
Top Channel/ Rama flet nga Dublini për Zvërnecit: Asnjë favor ndaj Kushner, s’kemi asgjë për…
11/11 21:37
Top News- Protestat vijojnë në Tiranë/ Nuk ka dialog, kërkohet largimi i kryeministrit
11/11 21:35
Top Channel/ ‘Putini e nisi luftën për të luftuar edhe Europën’, Rama: BE një mozaik demokracish…
11/11 21:32
Top Channel/ ‘Regjimi i Iranit ndezi protestat’,Rama:S’ka më flamingo, por zogj nga e djathta dhe…
11/11 21:20
Top Channel/ ‘Revolucioni i flamengove një urrejtje kundër Trump’,Rama:Gjetën bulevardin tonë për…
11/11 21:18
Top Channel/ Rama nga Dublini: Moment kulmor për ne, gjërat që dukeshin të pamundura tani…
11/11 21:04
Top Channel/ ‘Serbia po kalon situatë eksperimentale’, Rama:Fantazmat e të shkuarës po e përndjekin…
11/11 20:58
Top Channel/ ‘2027 ambicioz por i mundur’, Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE një proçes…
11/11 20:55
Top Channel/ Ushqime pa etiketa në markete, TCH zbulon shkeljet, produkte pa informacion
11/11 20:11
Top Channel/ Hungaria mbështet integrimin e Shqipërisë, Ferit Hoxha takon homologen në Budapest
11/11 19:48
Top Channel/ Protesta e studentëve, marshim paqësor nga Ministria e Arsimit te kryeministria
11/11 19:44
Top Channel/ PS i mbyll derën Veliajt! Kryebashkiaku: Ngrini komision për kërcënimet e Ramës
11/11 19:38