Ky është momen ti i vrasjes së biznesmenit në Elbasan, Edmond Mëhalla. Sic shihet nga pamjet, autori ndalon makinën, zbret dhe i afrohet te makina e tij Mëhallës dhe e qëllon me armë. Më pas kthehet te makina e tij dhe pas disa sekondash largohet. Mjeti i autorit ishte pikërisht në pronësi të kompanisë së viktimës dhe ortakut të tij Xhino Ago. Policia arrestoi të martën ortakun e viktimës, banues në Elbasan, i dyshuar si bashkëpunëtor. Xhino Ago akuzohet për veprat penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Po ashtu u arrestua roja i karburantit Kujtim Pisha, 52-vjeç, për “Moskallëzim i krimit”. Në kërkim u shpall Marselo Arani 32 vjeç, banues në Elbasan dhe Armando Kola 35 vjeç, banues në Laç, të dyshuar si të përfshirë në vrasje gjithashtu. Në kërkim u shpall Marselo Arani 32 vjeç, banues në Elbasan dhe Armando Kola 35 vjeç, banues në Laç, të dyshuar si autorë të vrasjes. Ndërkohë këtë të mërkurë u arrestua dhe një person i tretë i përfshirë në vrasje, Nevzat Spaho, 29-vjeç.