Këtë të hënë mbahet protesta përpara ministrisë së Arsimit, për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani pranë shkollës “Fan Noli” dhe të qytetarëve të tjerë në vend. Një numër i lartë qytetarësh kanë bllokuar rrugën, ndërsa ende në mure qëndrojnë duart me bojën e kuqe dhe shkrimin: Martin nuk do të të harrojmë.