RENEA ka zbarkuar në Korçë mbrëmjen e sotme. Top Channel mëson se vetëm pak minuta më parë, forca të shumta policie si edhe RENEA kanë shkuar pranë banesës së autorit. Po ashtu janë ushtruar kontrolle në varrezat e qytetit. Dyshohet se autori mund të jetë fshehur në këtë zonë. Kristjan Sterjo nuk është arritur të gjendet atje nga forcat e ndërhyrjes së shpejtë. Ai jetonte vetëm me babain, teksa prindërit i kishte të divorcuar. Policia ka dhënë informacionin paraprak për vrasjen e ndodhur pasditen e sotme në Korçë, ku humbi jetën 20-vjeçari Johan Zuko. Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30, në rrugën “Viktor Eftimiu”, në lagjen nr. 15, ku një konflikt mes disa personave është përshkallëzuar deri në përdorimin e armës së zjarrit. Ndërkohë, tre persona të dyshuar si të përfshirë në konflikt janë shoqëruar në Komisariat, ku do t’u nënshtrohen veprimeve të mëtejshme procedurale.