Top Channel/ Vrasja e Irakli Davellës, zbardhet identiteti i shqiptarëve të arrestuar! Dyshohen…
27/01/2025 20:26

Policia greke dyshon se dy shqiptarët e arrestuar sot në Athinë, Jenis Tulja e Mirjan Guveli, janë vrasës profesionistë me pagesë. 44-vjecari Jenis Tulja nga Tirana, është i skeduar në Greqi edhe si Denis Ruci, ndërsa 45-vjecari nga Saranda, Mirjan Guveli është i skeduar edhe si Mario Guveli. Ata rezultojnë pothuajse të pastër penalisht në Greqi, pasi më parë kanë qenë të arrestuar njëri për një rast të kapjes së një sasie të vogël droge dhe tjetri për një vjedhje të vogël. Nga kontrolli në banesat e tyre në “Nea Smyrni” dhe “Peristeri”, janë gjetur dhe sekuestruaN 2 armë zjarri “Kallashnikov” dhe 1 armë zjarri “Scorpions”. Në 15 dhjetor 2024, pasi kanë hapur zjarr në ndaj 47-vjecarit Irakli Davella dhe 46-vjecarit Edi Lulo alias Etmond Hysa, dy të dyshuarit janë larguar me një automjet të cilit i kishin vendosur targa false. Pas vrasjes mjetin e kanë parkuar në një park në Nea Smyrni. Policia ka zbuluar mjetin dhe e ka mbajtur në mbikqyrje. Disa ditë më pas, dy persona janë afruar dhe kanë ndërruar targat e mjetit si dhe kanë lyer me klor kabinën e mjetit. Gjatë kohës që kanë qenë nën vëzhgim nga policia, njëri nga dy të dyshuarit ka udhëtuar 5 herë drejt Shqipërisë. Vëllai i Jenis Tuljas, shtetasi Fation Tulja 40 vjec, rezulton i arrestuar në prill 2024 në Tiranë me një armë zjarri pistoletë pa leje. Jenis Tulja dhe Mirjan Guveli banojnë prej vitesh në Athinë, teksa i pari rezulton pronar edhe i një kafeneje në “Petroupoli” të Athinës.

Top Channel/ Jo vetëm luftë! Prag katastrofe në Gaza nga përmbytjet
11/11 23:31
Top Channel/ Vdes ambasadori rus në SHBA, mister shkaqet
11/11 23:26
Top News- Franca paralajmëron Gjermaninë për raketat me rreze të gjatë veprimi: Si do të përdoren?
11/11 22:50
Top News- Alarmohet Skocia e Irlanda e Veriut/ Më shumë se 700 kërcënime për bomba në shkolla
11/11 22:30
Top News- Organizatat shqiptare në listën e terrorizmit të Egjiptit, pjesë edhe shoqata evropiane
11/11 22:15
Top News- 4 milionë veta për krizën e strehimit, mbahet protesta më e madhe në 14 vitet e fundit
11/11 22:00
Top Channel/ Mister në vilën e këngëtarit grek, nga banesa e Giorgos Mazonakis humbin sende…
11/11 21:46
Top Channel/ Franca ngre alarmin: Raketat gjermane mund të shkaktojnë luftë bërthamore me Rusinë!
11/11 21:45
Top News- Vdekje e mistershme e ambasadorit rus në SHBA, Moska në lëvizje
11/11 21:17
Top News- Kërcënohen 6 mijë institucione arsimore. Italia në panik, 300 shkolla boshatisen nga frika
11/11 19:42
Top News – Nafta bie në bursa. Zbutja e tensioneve me Iranin, një fuçi pranë 90 dollarëve
11/11 16:27
Top News – Rusia, ‘pakt mos-agresioni’ me NATO-n/ Pjesë e ‘arkitekturës së re të sigurisë’ në Evropë
11/11 16:25
Top Channel/ Përfundojnë bisedimet për Ukrainën, mediat e huaja: Rezultati ende i paqartë!
11/11 15:55
Top News – Shkëmbimi më i madh i të burgosurve/ Pajtohen Rusia e Ukraina, dhëndri i Trump jep lajmin
11/11 15:17
Top News – Venecia pushtohet nga minjtë / Barrierat kundër përmbytjeve ‘ndihmojnë’ brejtësit
11/11 15:01
Top News – El Nino, vdekshmëri në shkallë pandemie/ 500 mijë viktima në 2027, oqeanet e botës vlojnë
11/11 14:59
Top News – Terror në Itali, evakuohen 300 shkolla / Kërcënime për bomba edhe në Britani e Irlandë
11/11 14:42
Top News – Greva e parë pas 14 vitesh / Paralizohet Spanja, incidente në Madrid e Barcelonë
11/11 13:56
Top News – Putin jeton në një realitet tjetër! Zelenski: Dita e parë e bisedimeve ishte konstruktive
11/11 13:51
Top Channel/ Alarm për bomba në Itali, evakuohen qindra shkolla: “Hakerët duan probleme”!
11/11 13:50