Top Channel/ Vrasja e El Menchos, Meksika në kaos:Frikë për vazhdim të dhunës, ndërhyn presidentja!
25/02/2026 12:22

Qyteti perëndimor i Meksikës, Guadalajara, po përballet me pasojat e një shpërthimi të ri dhune, pasi pjesëtarë të kartelit famëkeq Jalisco Nueva Generation, i vunë flakën me dhjetëra automjeteve e ngritën barrikada nëpër rrugë si reagim ndaj vrasjes së liderit të tij, Nemesio “El Mencho” Oseguera. Sulmet, që lanë pas jo vetëm makina të djegura, por edhe dëme në infrastrukturë, u interpretuan si një demonstrim force nga një prej organizatave kriminale më të fuqishme në vend. Presidentja Claudia Sheinbaum deklaroi se situata po shkon drejt normalizimit dhe vlerësoi reagimin e forcave të sigurisë, të cilat kanë shtuar praninë në qytet. Megjithatë, shumë biznese dhe shkolla qëndruan të mbyllura, ndërsa banorët shprehen të frikësuar nga mundësia e një përshkallëzimi të ri të mëtejshëm të dhunës. Zyrtarë lokalë dhe ekspertë të sigurisë theksojnë se strategjia e ndjekur prej vitesh kundër karteleve, e përqendruar në eliminimin e drejtuesve të tyre, ka prodhuar shpesh valë të reja përplasjesh për kontroll territori. Sipas tyre, krijimi i boshllëqeve në hierarkinë e grupeve kriminale nxit rivalitete të brendshme dhe kjo mund ta tensionojë edhe më shumë konfliktin. Forcat meksikane e vranë të dielën “El Menchon”, një operacioni me rrezik të lartë në rajonin perëndimor të Jaliscos. Ato e ndoqën 59 vjecarin, që ishte, një nga të arratisurit më të kërkuar nga Shtetet e Bashkuara, deri në një pronë në qytetin malor Tapalpa, pasi kishin marrë më parë informacione nga një bashkëpunëtor i afërt i tij.

Top Channel/ Trump: Irani na bëri një dhuratë. Po negociojmë, por s’u besoj
24/03 23:18
Top News- “Irani duhet hequr qafe”, një tjetër shtet përfshihet në luftë, mesazh Trump
24/03 23:00
Top News- Ukraina mes zjarrit e tymit të zi nga bombardimet, Rusia në ofensivë ushtarake
24/03 22:51
Top News- “E fituam luftën”/ Trump jep lajmin e madh: Ja kush do e drejtojë Iranin
24/03 22:47
Top Channel/ Izraeli shënjestron disa qytete në Liban, 5 viktima dhe disa të plagosur
24/03 22:15
Top Channel/Shtëpia e Bardhë ul pritshmëritë për negociata me Iranin, nafta ‘kapërcen’ sërish mbi…
24/03 21:54
Top Channel/ Rrëzimi i avionit ushtarak në Kolumbi, konfirmohen 66 persona të vdekur, 4 të zhdukur
24/03 21:10
Top Channel/ Britania s’shqetësohet nga kërcënimet e Iranit, dërgon anije në Ngushticën e Hormuzit
24/03 21:08
Top Channel/ Tensionet në Lindjen e Mesme, Erdogan: Lufta e Netanyahut, por 8 mld njerëz kanë pasoja
24/03 21:03
Top News – Pasi Trump njoftoi përparim, Irani lëshon raketa drejt Izraelit dhe Kuvajtit
24/03 20:16
Top Channel/ Bisedimet SHBA-Iran në Pakistan, ftesë J.D Vance që të ulet për negociata
24/03 19:59
Top Channel/ Von der Leyen, thirrje SHBA-së dhe Iranit: Urgjent negociata që të hapet Hormuzi!
24/03 19:50
Top News – Putin humbi 6 mijë ushtarë në 4 ditë / ‘Mish për top’ në ‘zonën e vrasjes’ në Ukrainë
24/03 17:50
Top News- Gjysmë miliardi USD bast për naftën / 15 minuta para njoftimit të Trump, manipulohet tregu
24/03 15:12
Top News – Izraeli pushton një të dhjetën e Libanit / Ushtria nis ofensivën, shkatërron pesë ura
24/03 15:05
Top Channel/ “AI ndërhyn te lajmet”, akuza: Inteligjenca e Google ndryshon titujt “sipas qejfit”!
24/03 14:51
Top News – Sytë nga Irani, Putin ‘bën kërdinë’ / NATO ngre avionët luftarakë në Poloni e Rumani
24/03 14:07
Top Channel/ Konflikti në Lindjen e Mesme, shefja e BE-së: Paqja është thelbësore për…
24/03 13:55
Top News – Mijëra marinsa presin ‘sinjalin’ e Trump / Gati për pushtim nëse bisedimet dështojnë
24/03 13:01
Top News – Kthimi i Trump fundi i lidhjes transatlantike / Presidenti gjerman kërkon ‘pavarësi’
24/03 13:01
DIGITALB DIGITALB