Maltin alias Anton Gjini është shpallur në kërkim nga policia pasi akuzohet si autori i vrasjes se Pjetër Kolës, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e kaluar në fshatin Qafë Çele të Pukës. Ai ka qëlluar me arme zjarri ndaj 44 vjeçarit, duke e lënë fillimisht të plagosur dhe pas disa orësh, ka ndërruar jetë në sallën e operimit në spitalin rajonal të Shkodrës. Prokuroria po heton për pistat e mundshme të kësaj ngjarje por dyshimet janë për një konflikt mes viktimës dhe autorit.