Top Channel/ Vrasja e 33-vjeçares që tronditi Italinë, nëna e autorit të krimit: Nuk do ta fal kurrë
02/10/2025 18:40

Nicolina Giagheddu, nëna e Emanuele Ragnedda, që vrau 33-vjeçaren Cinzia Pinna, ka deklaruar publikisht se nuk do ta falë të birin dhe se ai “meriton ferrin”. Deklarata e saj e fortë u dha të mërkurën pasdite jashtë pronës familjare në Conca Entosa, ku hetuesit po kryenin një inspektim të ri. “Nuk e njihja Cinzian, por kërkoj ndjesë”, u shpreh Giagheddu, e cila tregoi se kishte besuar te projekti i të birit në atë zonë, por tashmë e konsideron atë si gabimin e saj më të madh. Nëna e autorit të krimit tha se nuk e ka vizituar djalin në burg dhe nuk ka ndërmend ta bëjë këtë: “Ai nuk mund të falet nëse e bëri vërtet këtë.” Ajo shtoi se kishte ndjerë se ai “jetonte tepër” dhe se kishte paralajmëruar të tjerët, por pa sukses. Në deklaratën më të dhimbshme, ajo kujtoi një moment me një fëmijë autik që i kishte thënë se Conca Entosa ishte “parajsë”. “Ai e ktheu atë vend në ferr. Epo, atëherë ai meriton ferr”, vijoi më tej ajo. Emanuele Ragnedda është vrasësi i vetërrëfyer i Cinzia Pinna-s, gruas 33-vjeçare që u zhduk më 11 shtator në Palau. Ai e qëlloi për vdekje dhe fshehu trupin e saj nën shkurret e vreshtarisë së tij 72-hektarëshe në Arzachena. Mediat e huaja raportojë se Ragnedda kishte mashtruar për tre ditë me radhë, ndërkohë që trupi i Cinzia-s i braktisur në një fushë, dekompozohej me kalimin e kohës. Disa ditë më vonë ai rrëfeu krimin duke e justifikuar si akt vetëmbrojte. Hetuesit kanë vendosur të marrin në pyetje edhe të dashurën e tij, pronaren e njërit prej klubeve më të njohura në San Pantaleo, në provincën e Olbias, në Gallura. Nga telefoni i saj celular, Ragnedda dyshohet se ka bërë disa telefonata në ditët pas vrasjes së Cinzia-s. Njëra prej tyre ishte drejtuar një kopshtari 26-vjeçar nga Milano, tashmë i përfshirë në hetime. Ishte data 21 shtator, nëntë ditë pas zhdukjes së Cinzia-s. Ajo kishte mbërritur në Palau nga qyteti i saj i lindjes, për të kërkuar punë, ajo fillimisht punoi në një lokal, më pas u punësua në Hotelin Palau. Babai i saj është një pronar i njohur restorantesh në Castelsardo, ku zotëron tre lokale. Gjatë intervistës së parë, 41-vjeçari Ragnedda, pasardhës i një familjeje me traditë në prodhimin e verës deklaroi: “Nuk e njihja. Duhet ta kem parë për pak kohë”, ndërsa shtoi se ndjente keqardhje për çfarë kishte ndodhur. Por, në të njëjtën kohë, karabinierët kishin tashmë prova të para, një video nga një kamerë sigurie tregonte momentin kur Cinzia hipte në makinën e Ragneddës. Më 22 shtator, kur ishte tashmë nën hetim, Ragnedda dha versionin e tij të parë të ngjarjes, ku përfshinte edhe një kopshtar 26-vjeçar, i ardhur në Gallura për sezonin veror. Ai pretendoi se kopshtari e ndihmoi për të fshehur trupin e Cinzia-s, pas një mbrëmjeje që kishin kaluar të tre së bashku. Më vonë, në një deklaratë tjetër, ai e mohoi këtë, duke thënë se “e bëra të gjithën vetë”. Të dy burrat ishin njohur në një bar në San Pantaleo disa javë më parë dhe kishin kaluar disa mbrëmje bashkë me miq, madje edhe pas vrasjes së Cinzia-s. Kopshtari mbetet nën hetim për fshehje trupi, ndërkohë që avokatët e tij kanë deklaruar se po shqyrtojmë mundësinë e kërkesës për një marrje në pyetje. Versioni i fundit i Ragneddës përmend një thikë që mbante Cinzia dhe një plagë në krahun e tij, në përpjekje për të justifikuar vrasjen. Cinzia u gjet gjysmë e zhveshur, pa pantallona dhe pa të brendshme. Po ashtu, mungonte edhe telefoni i saj celular. Kur gjyqtari e pyeti: “Ku janë?”, ai u përgjigj: “Nuk më kujtohet.” Hetuesit dyshojnë se një ose më shumë bashkëpunëtorë e kanë ndihmuar të zhdukë rrobat dhe sendet personale të viktimës pas mbrëmjes fatale.

Top Channel/ Trump: Irani na bëri një dhuratë. Po negociojmë, por s’u besoj
24/03 23:18
Top News- “Irani duhet hequr qafe”, një tjetër shtet përfshihet në luftë, mesazh Trump
24/03 23:00
Top News- Ukraina mes zjarrit e tymit të zi nga bombardimet, Rusia në ofensivë ushtarake
24/03 22:51
Top News- “E fituam luftën”/ Trump jep lajmin e madh: Ja kush do e drejtojë Iranin
24/03 22:47
Top Channel/ Izraeli shënjestron disa qytete në Liban, 5 viktima dhe disa të plagosur
24/03 22:15
Top Channel/Shtëpia e Bardhë ul pritshmëritë për negociata me Iranin, nafta ‘kapërcen’ sërish mbi…
24/03 21:54
Top Channel/ Rrëzimi i avionit ushtarak në Kolumbi, konfirmohen 66 persona të vdekur, 4 të zhdukur
24/03 21:10
Top Channel/ Britania s’shqetësohet nga kërcënimet e Iranit, dërgon anije në Ngushticën e Hormuzit
24/03 21:08
Top Channel/ Tensionet në Lindjen e Mesme, Erdogan: Lufta e Netanyahut, por 8 mld njerëz kanë pasoja
24/03 21:03
Top News – Pasi Trump njoftoi përparim, Irani lëshon raketa drejt Izraelit dhe Kuvajtit
24/03 20:16
Top Channel/ Bisedimet SHBA-Iran në Pakistan, ftesë J.D Vance që të ulet për negociata
24/03 19:59
Top Channel/ Von der Leyen, thirrje SHBA-së dhe Iranit: Urgjent negociata që të hapet Hormuzi!
24/03 19:50
Top News – Putin humbi 6 mijë ushtarë në 4 ditë / ‘Mish për top’ në ‘zonën e vrasjes’ në Ukrainë
24/03 17:50
Top News- Gjysmë miliardi USD bast për naftën / 15 minuta para njoftimit të Trump, manipulohet tregu
24/03 15:12
Top News – Izraeli pushton një të dhjetën e Libanit / Ushtria nis ofensivën, shkatërron pesë ura
24/03 15:05
Top Channel/ “AI ndërhyn te lajmet”, akuza: Inteligjenca e Google ndryshon titujt “sipas qejfit”!
24/03 14:51
Top News – Sytë nga Irani, Putin ‘bën kërdinë’ / NATO ngre avionët luftarakë në Poloni e Rumani
24/03 14:07
Top Channel/ Konflikti në Lindjen e Mesme, shefja e BE-së: Paqja është thelbësore për…
24/03 13:55
Top News – Mijëra marinsa presin ‘sinjalin’ e Trump / Gati për pushtim nëse bisedimet dështojnë
24/03 13:01
Top News – Kthimi i Trump fundi i lidhjes transatlantike / Presidenti gjerman kërkon ‘pavarësi’
24/03 13:01
DIGITALB DIGITALB