Top Channel/ Vrasja e 24-vjeçarit, Hita: Shkodra mbetet problematike. S’jemi aty ku duhet
08/09/2026 13:18
Drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Skender Hita, vetëm pak orë pasi në qytet mbeti i vrarë një i ri 24-vjeçar për shkak të një konflikti, zhvilloi një takim në Shkodër me strukturat e drejtorisë vendore të policisë të këtij qarku.