Top Channel/ Vrasja e 22-vjeçares në Itali, gjykata burgim të përjetshëm për ish të dashurin e saj
03/12/2024 20:42

Vrasja e 22-vjeçares në Itali, gjykata jep burgim të përjetshëm për ish të dashurin e saj Gjykata italiane ka dënuar me burgim të përjetshëm 23-vjeçarin, Filippo Turetta për vrasjen e ish të dashurës së tij në nëntor të vitit 2023. 23-vjeçari pranoi vrasjen e Giulia Cecchettin, 22 vjeçe, një javë para se ajo të diplomohej në Universitetin e Padovës. Ai u shpall fajtor në një gjykatë në Venecia për vrasje, armëmbajtje pa leje, rrëmbim dhe fshehje kufome. 23-vjeçari tha se pasi e vrau e futi trupin e saj në thasë plehrash dhe më pas u arratis. Arratia e tij zgjati vetëm 10 ditë, pasi policia arriti ta kapte në Gjermani. Kryeprokurori i çështjes, kërkoi një dënim të përjetshëm për vrasjen bazuar në rrethana rënduese, pasi autori e kishte planifikuar ngjarjen, duke blerë thika, shirit, lopatë, qese të zeza plehrash, litarë dhe një çorape të lagur për t'i mbyllur gojën viktimës. Ai i mbajti sendet në makinën e tij për disa ditë përpara se ta joshte ish të dashurën e tij në makinën e tij duke i premtuar se nuk do ta përndiqte atë dhe se ata mund të ishin thjesht miq. Autori është urdhëruar gjithashtu të paguajë dëmshpërblim financiar për familjen e viktimës, përveç shpenzimeve ligjore. Gjatë seancës së dhënies së dënimit, autori nuk tregoi emocione siç raporton CNN, ndërsa babai i viktimës tha se nuk ndihet i lehtësuar aspak për këtë vendim. Kjo ngjarje ka tronditur opinionin publik në Itali dhe ka vënë në qendër të vëmendjes dhunën ndaj grave në këtë vend.

Top Channel/ Rusia: NATO të kthehet si para ‘97! NYT zbardh prapaskenat në Abu Dhabi
14/11 23:01
Top Channel/ Shifrat tronditëse! Mbi 22 milionë të prekur nga sulmi kibernetik në Francë
14/11 22:55
Top Channel/ SHBA, kabllot dogjën mijëra fluturime! Zbulohet çfarë e shkaktoi kaosin ajror
14/11 19:54
Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04