Top Channel/ Vrasja e 14 vjecares, arrestohet babai: Tregoi lëvizjet e vajzës!
04/12/2023 14:42

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e 14 vjecares Vanja Gjorçevska në Shkup, dhe akoma më tronditëse e bën ngjarjen arrestimi i babait të vajzës që po merret në pyetje, ndërsa organizatori kryesor dhe autori i aktit, pasi ka qëlluar të miturën me pistoletë, është arratisur. Tre persona janë vendosur aktualisht nëpranga. Përpos 14 vjecares, i ekzekutuar u gjet edhe një 74 vjecar me inicialet P.ZH, nga qyteti i Veleshit. Gjorçevska ishte zhdukur në 27 nëntor, pasi kishte dalë nga shtëpia për të shkuar në shkollë. “Lidhur me të dyja rastet janë të dyshuar pesë persona dhe për tre prej tyre është caktuar masa e paraburgimit, njëri ndodhet në arrati jashtë shtetit”, deklaroi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski. Ai shtoi se policia do të bëjë gjithçka të mundur për të nxjerrë para drejtësisë autorin e krimit që tronditi mbarë rajonin. Bëhet fjalë për personin me inicialet L.P nga Shkupi, i njohur në opinion si drejtues i lëvizjes “E treta”, thotë REL. “Do të bëjmë gjithçka që ky individ të vihet para drejtësisë sapo të shkelë tokën tonë”, u shpreh Spasovski. Thuhet se arsyeja e vrasjes është përfitimi material nga e ëma e vajzës së vrarë dhe se në këtë rast, është i përfshirë babai i saj, i cili, ka informuar anëtarët tjerë për kohën kur ka dalë vajza nga shtëpia dhe lëvizjen e saj drejt shkollës. Sipas policisë, viktima tjetër nuk kishte lidhje me vajzën, por kishte pasur mosmarrëveshje me një anëtar tjetër të grupit të dyshuar kriminal.

Top News- “SHBA mund të tërhiqet nga Ballkani e Kosova”, ish-këshilltari i Trump jep alarmin
19/03 23:00
Top News- Arabia Saudite do hyn në luftë, nuk heziton më: Ndëshkim për Iranin
19/03 22:39
Top News- Irani plan djallëzor kundër SHBA, zgjeron luftën…do hakmarrje
19/03 22:38
Top News- Tym e zjarr nga predhat, panik në Izrael, Libani hakmerret për Iranin
19/03 22:37
Top News- Izraeli nuk i bindet Trump, thyen urdhrin dhe përshkallëzon luftën me Iranin
19/03 22:37
Top Channel/ Kriza në Ngushticën Hormuzit, Organizata Ndërkombëtare Detare thirrje urgjente për…
19/03 21:56
Top Channel/ “Mbi 12 mijë bomba që nga fillimi i luftës”, Izraeli konfirmon: Kemi shkatërruar…
19/03 21:53
Top News- Irani rrëzon avionin e gjeneratës së fundit/ F-35 goditet në fluturim
19/03 20:31
Top Channel/ Europa dhe Japonia PLAN për Hormuzin, masa për siguri. Dyfishohet çmimi i gazit
19/03 19:39
Top News- Goditet grupi kriminal shqiptar/ Britani, trafikonin drogë cilësore dhe armë zjarri
19/03 18:23
Top Channel/ Italia ul akcizën e naftës: Ndërhyrje për uljen e cmimit të karburantit!
19/03 15:06
Top News- Irani vendos tra në Hormuz/ Planifikon tarifa për ccdo anije me naftë që do të kalojë
19/03 15:05
Top News – ‘Shpërthejnë’ qershitë në Tokio / Sezoni i magjisë fillon zyrtarisht në Japoni
19/03 14:47
Top News- Avioni luftarak rus ‘shëtitje’ mbi Estoni / Reagon menjëherë NATO, shkeli hapësirën ajrore
19/03 14:46
Top News – Irani kërkon ndihmë nga Rusia e Kina / CIA konfirmon…por detajet ‘me dyer të mbyllura’
19/03 14:22
Top News – Më e lumtura në botë për 9 vite rresht / Finlanda mban kurorën, Afganistani i fundit
19/03 14:06
Top News- OKB përgatitet për luftë bërthamore/Udhëzon dhe trajnon stafin si të përballojë rrezatimet
19/03 13:09
Top News – Hittler përballet me Zielinskin / Gara zgjedhore në qytetin francez bëhet virale
19/03 12:20
Top Channel/ Shpërthen meningjiti në Angli, mjekët: Nis si skuqje syri, po prek shumë të rinjtë!
19/03 12:12
Top News – BE Sh.P.K, përgjigja e Brukselit për SHBA e Kinën. Propozimi për një mjedis të unifikuar
19/03 12:10
DIGITALB DIGITALB