Sokol Halili, i dyshuar për vrasjen e ish bashkëshortes së tij, Hamide Magashi, ka refuzuar t'i dorëzohet policisë. Pas rrethimit të shtëpisë së familjarëve ku po qëndronte në Davidovc të Shtimes rreth orës 13:45, policia kishte tentuar të negociojë me të, por Halili ka nxjerrë armën dhe është vetëvrarë këtë të premte.